Si Lindi Ëndrra për një Jetë më të Lirë
Pas pandemisë së COVID-19, si shumë të tjerë, edhe unë u gjenda në një moment reflektimi të thellë. Për herë të parë pas shumë kohësh, jeta sikur ndaloi. Fillova të vlerësoj më shumë kohën me familjen, qetësinë, frymëmarrjet pa nxitim… dhe mendimet. Mendime për jetën që po bëja dhe për atë që vërtet doja.
E lodhur nga puna klasike në zyrë, nga orët e gjata dhe ndjenja sikur isha mbyllur në një kafaz pa frymë, ku dita ime shkonte duke jetuar ëndrrat e të tjerëve — ndjeva thellë brenda meje një thirrje për ndryshim.
Ishte pikërisht në atë kohë që fillova të vërej një tjetër botë: ajo e teknologjisë dhe punës online. Ishte si të hapja një derë drejt një realiteti që nuk e njihja, por që më tërhiqte fuqishëm. Fillova të kërkoj, të lexoj, të mësoj. Ishte si një uri për dije që nuk më ngopej kurrë. Çdo gjë që mësoja më afronte më shumë me lirinë që kisha ëndërruar.
Kështu nisi rrugëtimi im digjital.
Ky blog nuk është thjesht një faqe me shkrime. Është pasqyra e rrugës sime – me sfidat, frikërat, fitoret e vogla dhe momentet që më ndryshuan. Por mbi të gjitha, është një ftesë për ty që po lexon:
👉 Nëse ndihesh e lodhur nga rutina, nëse dëshiron më shumë liri, nëse kërkon një mënyrë tjetër për të jetuar… nuk je vetëm.
Unë jam këtu për të ndarë gjithçka që më ka ndihmuar, me shpresën se edhe ti do të gjesh forcën të ndërtosh jetën që meriton.
Rruga ime digjitale vazhdon, dhe do të jem shumë e lumtur nëse bëhesh pjesë e saj. 💛
Në artikujt e ardhshëm do ndaj hapat konkretë që më ndihmuan të filloj. Nëse do të mos i humbasësh, mund të abonohesh këtu 👇
Leave a comment